E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rithemelimi kërkon Komision Hetimor për fluturimet me charter, Rama: Udhëtimet e mia kushtojnë më pak se gjysma e fluturimeve të Non-gratës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Rithemelimit, i cili tha se udhëtimet me charter të Ramës i kanë kushtuar shqiptarëve 22 milionë euro.

Duke i cilësuar si njerëz mjeran që tallen me shqiptarët, Rama thotë se udhëtimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e udhëtimeve që ka bërë Sali Berisha, të cilët i drejtohen me ‘non grata’.

“ Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!”, shkruan Rama në twitter.

Më herët Rithemelimi akuzoi kryeministrin Rama se me fluturimet charter ka djegur në ajër 22 milionë euro të shqiptarëve dhe se do dorëzojnë në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›