E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria në pritje të integrimin në BE, gjysma e gjermanëve e francezëve janë kundër, por më pak skeptikë se vitet e kaluara

Gati gjysma e gjermanëve dhe francezëve janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa gati gjysma e spanjollëve dhe italianëve janë por dhënies së ‘dritës jeshile’ për integrimin e vendit tonë në familjen europaine. Këto ishin përfundimet e nxjerra nga sondazhi që zhvilloi organizata YouGov, një grup ndërkombëtar i analitikës kërkimore, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve.

Sipas sondazhit të kryer gjatë muajit mars 2022, 43 % e francezëve dhe 44 % e gjermanëve  mendojnë se Shqipëria nuk duhet të pranohet në BE. Megjithatë krahasuar me vitin 2018 skepticizmi i francezëve dhe gjermanëve ndaj Shqipërisë është ulur, pasi shifrat kanë qenë shumë më të larta, përkatësisht 56 % e francezëve dhe 55 % e gjermanëve ishin kundër integrimit të Shqipërisë.

Ndryshimin më të madh të qëndrimit e kanë pasur francezët ku krahasuar me 2018 ku vetëm 13 % ishin pro anëtarësimit, në mars të 2022 kjo shifër është rritur duke vajtur në 21 %.

Ndërsa Spanja dhe Italia kanë një përqindje të lartë të popullsisë që është pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku vendi më përkrahës është Italia me 45 %.

Edhe për situatën në rajon me vendet si Malin e Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë, shumica e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se Ballkani nuk është gati për t’u bërë pjesë e BE.

Të dhënat janë marrë nga anketimi i 19739 të rriturve në Francë, 2045 në Gjermani, 1021 në Spanjë dhe 1020, për periudhën kohore 9-21 mars.

Shqipëria është në pritje të ‘dritës jeshile’ për nisjen e negociatave me BE, ndërsa më 20 prill Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi një rezolutë tjetër ku i bëhet thirrje vendeve anëtare të Këshillit Europian, për të hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një domosdoshmëri për të treguar besueshmëri dhe seriozitet për procesin e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Sondazhi për Shqipërinë

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›