Ritme të larta punimesh në lotin 3 të rrugës Berat-Ballaban

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se në lotin 3 të rrugës Berat-Ballban 16,9 km po vijojnë me ritme të shpejta punimet.
Sipas ARRSH-së, në të gjithë aksin rrugor po punohet për gërmim dhe mbushje për formimin e trupit të rrugë, ndërtimin e veprave të artit (mure mbajtëse e pritëse, tomnino rrethore dhe box) mbrojtjen e skarpatave, të cilat do të shmangin rrezikun e rënies së materialeve në trup të rrugës, duke rritur sigurinë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Loti 3 fillon në fshatin Buz dhe mbaron në fshatin Ballaban.
Rruga Berat-Ballaban me gjatësi 58 km lidh qarkun e Beratit me të Gjirokastrës dhe ka një numër të madh fshatrash, që me ndërtimin e këtij aksi do të jenë më të ndërlidhura.
Kjo do jetë një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin bujqësor dhe atë turistik. /j.p/
1 nga 7