Berisha mesazh Erdoganit Solidarizohemi per humbjen e ushtareve turq
Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në të cilin i shpreh solidaritetin për humbjen e 26 ushtarëve dhe civilëve turq si dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor.
Në mesazhin e tij kryeministri Berisha shprehet:
“I dashur zoti Kryeministër,
Sulmi në territorin e Republikës së Turqisë nga PKK, në të cilën u vranë 26 ushtarë dhe civilë të Turqisë, ishte një akt terrorist i shëmtuar.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë terrorist, ju shpreh Ju, qeverisë suaj, familjarëve të viktimave dhe kombit mik turk, ngushëllimet tona më të sinqerta si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor”.