E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta deputetja Nekibe Kelmendi

PRISHTINË- Deputetja e Kuvendit të Kosovës Nekibe Kelmendi,është ndarë sot në mbrëmje nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë e cila e mundonte prej disa muajsh.

Lajmin për vdekjen e deputetes Kelmendi e ka konfirmuar për mediat kosovare , shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, .

Në Qeverinë e kaluar, Nekibe Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, dhe njëkohësisht kryente funksione të larta partiake në LDK.

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat serbe i vranë deputetes së ndjerë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, si dhe të dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›