E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i BE-se nje ne dhjete trajtime ne spitale ne BE ka mangesi

Komisioni i BE-se ka kritikuar cilesine e trajtimeve mjekesore ne spitale ne Evrope. Ne Bashkimin Evropian nje ne dhjete trajtime mjekesore ne spitale shoqerohet me dem per pacientin. Shume prej ketyre gabimeve ne trajtimin mjekesor mund te shmangen tha komisioneri i BE-se per Shendetesine John Dalli per gazeten gjermane Die Welt 10.01.11. Ai kerkon nje menaxhim me te mire ne spitale dhe kualifikim te vazhdueshem te personelit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri i BE-se per Shendetesine dhe Politiken e Konsumatorit John Dalli.Kushte higjienike alarmante

Situata e higjienes ne spitale eshte alarmuese ka thene komisioneri. Rreth 37.000 vete ne vit vdesin ne BE si pasoje e infeksioneve ne spitale dhe rreth 41 milione paciente infektohen cdo vit ne spitale tha Dalli. Ne kete sektor nuk duhet te kursehet edhe pse shume spitale jane ne trysni financiare.

Zedhenesi i Shoqates gjermane per Higjenen ne Spitale Klaus-Dieter Zastrow tha per gazeten Die Welt se ne shume trajtime mjekesore nuk respektohen strandardet minimale te higjienes. Vdesin shume njerez te cilet nuk kishin pse te vdisnin tha ai.

Kerkohen standarde te njesuara per higjienen ne Gjermani

Repartet e reanimacionit vecanerisht naten nuk jane gjithnje te pajisur ne menyre te mjaftueshme per te garantuar higjenen e nevojshme per te miren e pacienteve.

Zastrow kerkoi rregulla unike ne Gjermani Bakteret jane kudo te njejta dhe nuk ka ndryshime mes landeve te ndryshme.

Autor dpa epd bc exh

Redaktoi Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›