E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezët me dioksinë mbërrijnë në Itali

Zgjerohet skandali i vezëve dhe disa produkteve te tjera me dioksine, pasi një sasi e kufizuar e tyre është eksportuar edhe ne Itali. Ne fakt alarmi për produkte te tilla te prekura nga substanca kimike ne Gjermani, është përhapur ne te gjithë Europen. Megjithatë, autoritetet ne Itali kane siguruar konsumatoret se gjithçka është e kontrolluar dhe ata nuk janë te rrezikuar. Ndërkohë, ne Gjermani vazhdojnë hetimet: analizat e reja te kryera ne ushqimet e prodhuara nga kompania nen akuze Harles und Jentzh shfaqin një nivel dioksine mbi 70 here me te larte se norma. Një skandal qe deri tani ka sjelle mbylljen e me shume se 4700 femrave dhe qe ka përfshirë Holanden e Britaninë, me veze te kontaminuara. Hetimet gjithashtu kane nxjerre ne pah se kompania ne qendër te skandalit ishte ne dijeni te ndotjes me dioksin te produkteve ushqimore për pulat dhe derrat qe ne mars te vitit te kaluar, por ajo e neglizhoi një gjë te tille.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›