E Diel, 1 Nëntor 2026

Riza Halimi: Serbia po bën pastrim etnik

Situata aktuale politike në Luginë të Preshevës është në shkallë të lartë të ndërlikueshmërisë, e përcjellë me gjendjen katastrofale ekonomike, me shkallën rekordë të papunësisë, me thyerjet e rënda të të drejtave të njeriut. Përpos kësaj, me mosmarrëveshje të theksuara të organeve shtetërore, përkatësisht të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të këtij rajoni. Kështu ka deklaruar në konfrencën e sotme për shtyp, kryetari i PVD-së Riza Halimi.
 

Halimi, i cili njëherësh është dhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë tha se Trupit Koordinues duke i injoruar kuadrot e Luginës së Preshevës, nuk e ftoi asnjëherë përbërjen e zgjeruar të kësaj trupe dhe nuk e lejoi funksionimin e grupeve koordinuese, dhe në këtë mënyrë imponoi formën arbitrare të punës pa plane financiare, pa programe operative dhe pa program strategjik.
 

“Është kjo dëshmi e fortë se kryetari i Trupit Koordinues, Markovic, duke u bazuar në praktikat burokratike, tanimë krejtësisht e ka zhvlerësuar dhe anuluar Marrëveshjen për parimet e rekonstruimit të Trupit Koordinues të nënshkruar më 27 mars 2009 dhe të vërtetuar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të 9 prillit 2009”, ka nënvizuar kryetari i PVD-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›