E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riza Poda në Komisionin e Ligjeve: Gjakmarrja, problemi nr1


Avokati i Popullit në detyrë, Riza Poda, ka raportuar sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve lidhur me me aktivitetin e këtij institucioni gjatë vitit 2009. Në fjalën e tij Poda tha se në 12 muajt e viti të kaluar janë regjistruar 3774 ankesa, prej të cilëve 823 u është dhënë përgjigje dhe 31 rekomandime janë refuzuar nga institucionet. Poda theksoi se problemi nuër një në vend është gjakmarrja dhe armët pa leje por edhe hapja e një institucioni për riedukimit për fëmijë.
Por më pas kanë nisur edhe debatet mes deputetëve të dhe Podës për ankesat e trajtuara, ku sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj Avokati i Popullit nuk i ka trajtuar mirë këkesat. Ai tha se ky institucion është përfshirë në vorbulla politike dhe ka kaluar disa herë kompetencat.

Por të njëjtën linjë kanë ndjekur edhe deputete e tjerë duke vërshuar një lum kritikash, ku sipas deputetëve të PD-së Eduard Halimi e Arenca Trashani, Avokati i Popullit në disa raste ka trajtuar kërkesa preferenciale dhe disa raste i ka kaluar kompetencat e tij.
Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka pohuar se Avokati i Popullit duhet të bëjë një raportim më të koncentruar dhe të përgjithshme dhe jo si ky i paraqitur në Komisionin e Ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›