Serbi, u miratua rezoluta për dënimin e masakrës së Srebrenicës
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar rezolutën me të cilën dënohet masakra e forcave serbe ndaj afro 8 mijë meshkujve myslimanë në qytetin e Bosnjës, Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Deklarata u miratua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me 127 vota për, në Kuvendin me 250 deputetë.
Rezoluta, që u miratua pas debatit më se 12 orësh, shpreh ngushëllime dhe kërkim falje për familjet e viktimave, pasi, siç theksohet, "nuk është bërë gjithça për ta parandaluar" masakrën e Srebrenicës.
Megjithatë rezoluta nuk flet për gjenocid, por për masakër.
Dokumenti u mbështet nga koalicioni udhëheqës properëndimor, i cili argumentoi se kjo masë do të ndihmoj në pajtimin rajonal dhe në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ligjëvënësit nacionalistë të Serbisë e kanë kundërshtuar rezolutën si "të turpshme" dhe "të padrejtë".