E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në punë, vdes punëtori në Allias

Një person gjeti vdekjen sot në Allias të Tiranës pas një aksidenti në punë. Policia njofton se shtetasi Eqerem Spahiu ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me betonieren me të cilën ai po punonte.
Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në ora 14:00 kur kriku i betonieres ka goditur viktimën duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se ka shoqëruar në komisariat teknikun e betonjeres.
Ai po hetohet nëse ka zbatuar rregullat e sigurimit në punë ndërsa policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›