E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin,vdes 30-vjeçari

Foto Ilustruese

LEZHE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Shëngjin.

Një motoçikletë është përplasur me një makinë duke shkaktuar plagë të rëndë për një 30 vjeçar, i cili humbi jetën.

Policia njoftoi se viktima është shtetasi, Fatjon Smaka, 30 vjeç, i cili në momentin e aksidentit ka qenë në motoçikletë.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në aksidentin tragjik. Policia ishte në vendngjarje ku ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›