E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Terzi: Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë

Giulio Terzi

ITALI- Ministri italian i Punëve të Jashtme Giulio Terzi u shpreh sot se ka besim të plotë tek e ardhmja e Shqipërisë.

Ai tha se mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, deri në fund të këtij viti.

Terzi i bëri këto deklarata në forumin Shqipëria në Europë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane organizuar nga Konfindustria.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali. Më herët gjatë një konference  të përbashkët për shtyp, Berisha mori mbështetje për integrimin edhe nga homologu i tij, Mario Monti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›