Presidenti i ri, Mediu: Berisha të konsultohet me aleatët

Ai shtoi se është i gatshëm të takohet me kandidatin e vetëshpallur për President, Fatos Nano, por nënvizoi se kreu i ri i Shtetit duhet të dalë nga një konsensus i gjerë midis palëve.
"Është e domosdoshme që mazhoranca të ulet dhe të diskutojë për kandidatin për president, kjo duke u nisur dhe nga një eksperiencë e proceseve të mëparshme të viteve 2002 dhe 2007. Ne nuk kemi një histori të re, ndoshta ndryshimet kushtetuese e sjellin këtë preokupim, por në proceset e viteve 2002 dhe 2007, ku kemi pasur dhe kandidatura nga shoqëria civile dhe intelektualë të njohur, nuk ka pasur asnjë lloj frenimi. E rëndësishme në këtë proces është që të arrijmë në një zgjedhje të qenësishme dhe që i pari i Shtetit të jetë garant i Kushtetutës", theksoi kryetari i Partisë Republikane, pjesë e koalicionit të djathtë qeverisës”, tha Mediu.
"Do ta takoj Fatos Nanon, por jam për një president që të jetë rezultat i konsultimeve me të gjitha palët. Para se Partia Demokratike të nxjerr kandidatë duhet të mblidhet me aleatët", tha Mediu.
Prej ditësh, ish-lideri historik socialist, Fatos Nano, ka zhvilluar takime me drejtues të partive politike parlamentare, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha. /S.Ll/Start/
2012-05-07 11:30