E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rizgjohet” Fatos Nano

Tiranë-Pas shumë kohësh heshtje dhe largimi nga skena politike, ish-lideri historik dhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano ka reaguar sot. Zgjedhjet në prag dhe orientimi i tij, do të jetë një nga pikat ku do të fokusohet lideri me influencë, i cili pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, vendosi të mos jetë aktiv në politikë. Në një deklaratë, Nano ka thumbuar liderin e Partisë Socialiste Rama duke u shprehur se PS-ja nuk përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare. Sipas tij kjo politike është e pakuptimtë jo vetëm për shqiptarët por edhe për të majtët.

“Unë besoj se flas, duke heshtur gjithashtu. Natyrisht nuk mund të jem pranë një politike që është në vlerësimin tim e pakuptimshme, pavarësisht nga etiketat e reja. Dhe e pafrytshme jo vetëm për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për popullin e majtë në veçanti, madje vazhdoj të mendoj sesi është e mundur se si politikanët e rinj nuk po kalkulojnë as interesat e karrierës së tyre personale”-deklaroi Nano pyetjes së bërë se cili do jetë angazhimi juaj politik në këtë periudhë të shkurtër kohore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›