E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Zgjedhjet në rrezik

Tiranë-Partia Socialiste theksoi sot se procesi i pajisjes me karta tashmë ka hyrë në një fazë kritike, që sipas kësaj force politike po rrezikohen seriozisht zgjedhjet parlamentare të qershorit. “Problemet me shtrirjen e sistemit dhe mungesa e masave organizative për ecurinë normale të këtij procesi, po ndikojnë në mënyrë thelbësore në dështimin e objektivit për pajisjen me prioritet me letërnjoftime pa pasaportë me prioritet. Kjo situate ka përgjegjës, duke bërë që publiku dhe politika shqiptare të kërkojnë përgjigje për këtë”-tha nënsekretari për Çështjet Ligjore Damian Gjiknuri.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të marrë përgjegjësitë e saj ligjore dhe politike për këtë proces. “Çdo tentative, neglizhencë apo mungesë informacioni për këto çështje, përbën jo vetëm një përgjegjësi politike, por edhe ligjore , për të mos thënë penale. Një qeveri e cila dështon në angazhimin më themelor të saj, organizimin e zgjedhjeve të lira, e humbet legjitimitetin për të qenë në detyrë në kohën e zhvillimit të tyre”-përfundoi Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›