Itali, shkatërrohet banda e drogës, ja 9 shqiptarët në pranga
ROME-Publikohen emrat e 9 shqiptarëve të arrestuar sot nga një operacion i Guardia di Finanza të Barit, që perfundoi me shkatërrimin e një organizate italo-shqiptare që operonte në jug të vendit.
Sipas mediave italiane të arrestuarit janë dy vëllezerit Arian dhe Dritan Aga, respektivisht 32 dhe 33 vjec, dhe kushëriri i tyre Luan Aga, 28 vjeç, që të tre banues ne Trani. Në pranga kane perfunduar gjithashtu Loni Paluka 29 vjec dhe Artan Karaj 36 vjeç, banues në Altamura, Ylli Dalipaj, 40 vjeç, Gentjan Hamzaraj, 33 vjeç banues ne Firence, Petref Kondaj, 37 vjeç, Eduart Premtaj, 39 dhe banues ne Leçe.
Bashkë me ta në pranga perfunduan 9 italiane dhe një shtetase polake. Droga vinte nga vende te ndryshme, por rruga shqiptare ishte ajo me e preferuara për marijuanen, që zbarkonte nga Durrësi dhe Saranda për të mberritur në brigjet italiane e transportuar nga skafiste eksperte. Ndërsa kokaina vinte nga Spanja dhe Hollanda.
Guardia di Finanza e Barit lëshoi 25 urdher arreste, 19 prej të cilave u ekzekutuan gjatë operacionit në fjalë, që përfundoi edhe me sekuestrimin e rreth një ton droge. Saktesisht jane 1150 kilogram substance narkotike te importuara nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda, që nese do të nxirrshin ne treg do ti sillnin grupit nje fitim prej rreth 6 milion euro. Sipas hetimeve, grupi operonte në Pulja, Lacio, Emilja Romanja dhe Toskane ndersa kishte bazen e vet operative ne Bari, nje zone e kontrolluar nga narkotrafikanti Kosimo Zono, 68 vjec i cili ishte gjithashtu ne krye te kesaj organizate. Gjatë këtij operacioni të mbiquajtur “therësit” u sekuestruan edhe të mira materiale dhe llogari rrjedhëse bankare me një vlere 4 milion euro.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)