BE: 83 mln euro për reformimin e policisë shqiptare
TIRANE- Bashkimi Europian do të akordojë një shume prej afro 83 milionë eurosh për reformat kyce në policinë e shtetit ne kuadër të programit IPA.
Marrëveshja është nënshkruar sot në Ministrinë e Integrimit mes ministre Majlinda Bregu dhe kreut te delegacionit të BE-së në vendin tonë Etore Sequi. Marrëveshja parashikon përmirësime në proceduren e ruajtjes së dënimit,modernizimin e sistemit të prokurorisë dhe mbështetje për parlamentin. Ambasadori Sequi cilësoi programin mjaft të rëndësishëm dhe kërkoi transparencë dhe korrektësi në zbatimin e tij
Në kuadrin e Programit IPA 2010, nga ana e Komunitetit Evropian jepet një grant me një shumë totale prej 83. 2 milionë euro, me të cilin do të financohen dhjetë projektet madhore të grupuara në 3 akse prioritare strategjike.
Asistenca e këtij programi i përgjigjet rekomandimeve të Strategjisë së Zgjerimit 2009, Progres Raportit, prioriteteve të Partneritetit Evropian dhe adreson kërkesat e MSA-së.
IPA 2010 adreson çështje kyçe si reforma në polici dhe forcimi i shtetit të së drejtës, sidomos për sa i përket mbështetjes për infrastrukturën e vuajtjes së dënimit dhe përmirësimit të kapaciteteve trajnuese të Qendrës së Formimit Policor, modernizimit të sistemit të prokurorisë si dhe mbështetje për Parlamentin.
(s.g/Balkanweb)