E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshohen kriteret e pensioneve te pakicave greke ne Shqipëri

ATHINE-Instituti grek i Pensioneve (OGA) ka njoftuar se do të ndryshojë kriteret për përfitimin e pensioneve nga pakica greke dhe “homogjenët” nga Shqipëria. Në ndryshimin e kritereve hyjnë dokumentet që duhet të disponojnë kërkuesit dhe mosha nga e cila do përfitojnë. 

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë kopje të noterizuara të kartës së identitetit grek, çertifikatë familjare që është dhënë së fundi për të vërtetuar lidhjet familjare në Greqi, 

pensionet e përfituara nga Shqipëria ose nga Greqia, një dokument zyrtar që tregon numrin e sigurimeve, gjendjen civile dhe moshën e personit dhe të bashkëshortit, ku të theksohet nëse i ka kaluar 65 vjet dhe së fundi në mes dokumenteve do të kërkohet edhe nje kopje e letrës së dërguar nga insituti i pensioneve OGA. 

Insituti bën të ditur se dorëzimi i të gjithë dokumentacionit është parakusht për vazhdimin e marrjes së pensionit të dhënë nga shteti grek.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për të gjithë pensionistët, është zgjatur deri më 15 korrik 2011.

Cdo aplikim i ri për pension të personave që kanë mbushur moshen do të kërkojë domosdoshmërisht kartën e identitetit grek lëshuar nga policia.

Personat të cilërt përfitonin pension nga Greqia, që jo zyrtarisht llogariten mbi 20 000 persona, merrnin mesatarisht 400 dollarë në muaj dhe në kushtet e krizës ekonomike, autoritetet greke kanë vendosur të rishikojnë kriteret për të shmangur abuzimet e mundshme. 

Shtypi grek ka shkruar disa here duke denoncuar faktin që pensionistë në Shqipëri, përfitojnë para nga qeveria greke në mënyrë abuzive, pasi nuk poltësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›