E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben të vijë në Inter

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka thënë se Arjen Robben duhet të transferohet në Inter gjatë kësaj vere, pasi reagimi i tifozëve të Bayern Munichut ishte i turpshëm në ndeshjen që ky i fundit e zhvilloi kundër Holandës.

“Reagimi i tifozëve ishte absolutisht i turpshëm. Ajo ka qenë një mbrëmje zhgënjyese për Robben. Nëse do të pyetesha unë, atëherë ai do të transferohej në Inter gjatë kësaj vere”, tha Sneijder për Voetbal International.

Robben para pak jave ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin, që e mban atë në klub deri në vitin 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›