E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte: Ky është vetëm fillimi

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka thënë se klubi i tij do të dominojë botën pas rikthimit në krye të futbollit italian, këtë sezon.

“Kemi fituar një Scudetto të jashtëzakonshme. Ne kemi luajtur një futboll të bukur dhe kemi mbetur të pamposhtur gjatë tërë kampionatit. Megjithatë, ky është vetëm fillimi, pasi ne duam të vazhdojmë të rritemi si skuadër dhe të arrijmë suksese në Itali, Evropë dhe botë”, tha Conte.

Trajneri italian do të ketë një shans për t’u treguar në Evropë, pasi nga sezoni i ardhshëm, skuadra e tij do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›