Heynckes kërkon mesfushor

Jupp Heynckes ka insistuar se Bayern Munichut i duhet një mesfushor cilësor, nëse dëshiron të jetë i suksesshëm sezonin e ardhshëm.
“Duhet të ndryshojmë diçka dhe kjo është e qartë për mua. Ne e humbëm Schweinsteigerin shumicën e sezonit. Duhet të flasim rreth kësaj dhe ndoshta na duhet një tjetër top-mesfushor”, tha Heynckess për ARD.
Bayerni ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Nuri Sahin, por turku ka thënë se do të mbetet në Santiago Bernabeu.