E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarë e aktorë, kundër dhunës ndaj grave

Në kuadër të fushatës, “UniTe”, kundër dhunës ndaj grave, janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të ekranit televiziv kosovarë.

Duke u nisur nga aktorët Luan Jaha, Ilir Prapashtica, Besim Dina, aktorja Leze Qena, këngëtari Shpat Deda etj kanë dhënë mesazhet e tyre kundër kësaj dukurie. 

Ata folën rreth asaj se si mund të ndihen nënat tona, motrat, gratë nëse ushtrohet dhunë fizike ose seksuale ndaj tyre.

Po ashtu, një mesazh rreth këtij organizimi ka dhënë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Më 25 shkurt 2008, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, filloi fushatën UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas, që përfshin periudhën prej vitit 2008 deri më 2015.

Objektivi i përgjithshëm është rritja e vetëdijes së publikut dhe shtimi i vullnetit politik dhe burimeve për parandalimin dhe reagimin ndaj të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave në të gjitha pjesët e botës. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›