E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robbie Williams vishet si gorillë

Një gorillë me syze dielli po shëtit në rrugët e Los Angeles. Mos u trembni, se nuk është një nga speciet e rralla e arratisur nga cirku, por këngëtari anglez Robbie Williams!

Robbie ka vendosur të braktisë izolimin, në të cilin jetonte që prej verës së kaluar dhe ka vendosur të bëjë një xhiro në qytet i veshur si një gorillë e xhunglës.

Ka qënë revista amerikane “Daily Star” ajo që ka arritur të kap disa imazhe të rock- star në këtë gjendje.

Veshja e Robbie që është blerë në një dyqan në Hollywood duket se ka kushtuar më pak se 41 euro.

“Ka provuar shumë rroba– ka konfirmuar pronari i dyqanit – dhe në fund veshi kostumin e gorillës të cilin nuk e hoqi më”.

Sapo e veshi, pagoi dhe doli në rrugët e L.A , në versionin shimpaze, dorë për dore me një shok misterioz.

Cuditë e këngetarit nuk po i habisin më personat që i rrinë afër, por kanë filluar t'i shqetësojnë për shëndetin e tij mendor.

Pas ngujimit vullnetar në shtëpi për tre muaj dhe bindjes se është spiunuar nga UFO-t dhe ja tani ku vjen me një tjetër cudi.
 
“Jam shumë e shqetësuar për Robbie – ka treguar ish e fejuara Tara Palmer-Tomkinson – ai në mënyrë të padiskutueshme është një gjeni dhe kur je kaq inteligjent dhe ke qënë për një kohë të gjatë në skenë, gjthcka që dëshiron është të arratisesh”.

 “Në fakt, duket se historitë e Robbit nuk kanë fund – ka komentuar një shok tjetër i rockstar – ndoshta kjo është mënyra e tij për t'u fshehur, që nëse del vërdallë i veshur si gorillë nuk do të rrëmbehet nga alienët.

Por, po vazhdoi akoma me historinë e tij për të qendruar i mbyllur në shtëpi në fund edhe ai do të zhduket si gorillat!.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›