20 vjece, trup modeleje, kocka si të gjysheve

Barkun e sheshtë, këmbë dhe krahë të hollë por një skelet si ai i një gjysheje. Është mallkimi që godet gjithmonë edhe më shumë vajzat e reja, të infektuara nga miti i dobësimit, modele që mbushin faqet e revistave.
Maria Luisa Brandi, docente e Endokrinologjisë në Universitetin e Firences lajmëron për rrezikun.
“Për fat të keq vajzat e reja që janë gjithmonë në diete, tashmë janë me kocka të dobëta, tamam si ato të gjysheve të tyre”.
Dakord është edhe Paolo Caradonna, i katedrës së Mjekësisë në universitetin e “Cattolica” në Roma.
Ai shpjegon se të gjitha këto vajza super të holla i kanë kockat aq të dobëta sa dhe mund të thyhen.
Nën akuzë vihen ekspertët por edhe regjimet ushqimore vegjetariane që, nëse nuk janë të përshtatshme, provokojnë një rënie të masës muskulore, asaj trupore për rrjedhojë edhe sjell edhe dobësimin e kockave.