E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzer i gatshëm për të kaluar në Arsenal


Arsenali raportohet se është shumë afër transferimit të portierit të Fulhamit, Mark Schwarzer.

"News of the World" shkruan se Schwarzer ka biseduar me menaxherin e klubit Roy Hodgson, i cili i ka dhënë dritë të gjelbër për transferim. Portieri australian tashmë prej një kohe të gjatë ka qenë objektiv i Arsene Wenger, si një zgjidhje e përkohshme e problemeve të Arsenalit në gol.

Schwarzer, 37-vjeçar, ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Fulhamin dhe është i vetëdijshëm se Arsenali e kërkon atë për të zëvendësuar Manuel Almunia. Portieri ka kaluar një sezon të mirë me Fulhamin, përfshirë edhe një paraqitje të shkëlqyer kundër Atletico Madrid në finalen e Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›