Roben, “engjëlli mbrojtës” i Bajernit
Holandezi “fluturues” shënoi golin e vetëm në fitoren kundër Lionit
Falë gjenisë së “holandezit fluturues”, Arjen Roben (69’), Bajerni i Munihut fitoi 1-0 me Olimpikun e Lionit, në një ndeshje dramatike në “Alianz Arena” përpara 66 mijë shikuesve e ku të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë. “Roben - kush tjetër?”, ishte titulli i madh i revistës prestigjioze “Kicker” në versionin e saj online. Një gjysmëhap gjerman drejt finales së madhe të Madridit, edhe pse duhen luajtur 90 minuta të tjera në “Gerland” të Lionit. Rekordmenët e Gjermanisë, të cilët mungonin në një gjysmëfinale që nga viti 2001, dominuan takimin në pjesë më të madhe, duke zhvilluar 90 minuta me ritëm të lartë loje, ndërkohë që edhe shtatë herë kampionët e Francës u kundërpërgjigjën më të njëjtin vrull. Ylli francez i Bajernit të Munihut, Frank Riberi, i përfshirë së fundi në skandalin seksual me prostituta minorene, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 3t-të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Lisandro Lopezit, pavarësisht se deri në atë moment ishte lojtari më i rrezikshëm i skuadrës së Luis van Galit. Edhe Lioni mbeti nga ana e tij me dhjetë lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Tulalan. Pas rasteve të shpërdorura nga të dy formacionet, momenti kulmor i ndeshjes erdhi në minutën e 69-të, kur fantazisti holandez, Arjen Roben, njeriu që eliminoi në 1/8-at Fiorentinën dhe në çerekfinale Mançester Junaitid, lëshoi një silurë nga rreth 25 metra, dhe topi e devijuar paksa edhe nga koka e Mylerit pushoi ëmbëlsisht në rrjetën e Lionit të mbrojtur nga Loris, për të bërë një “Alianz Arena” të shpërthejë dhe një legjendë si Franc Bekenbaueri të entuziazmohet si në kohën e artë të tij. Takimi i kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme në Lion, por me një Bajerni më pranë “Santiago Bernabeut”.
Liga e Kampioneve
Gjysmëfinalet
Të martën, 20.04.2010
Inter-Barcelona 3-1
Të mërkurën, 21.04.2010
Bajern Munih -Lion 1-0
22 Prill 2010