E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, 7 ish- ushtarake ne akuze per krime lufte

PODGORICE- Shtatë ish-ushtarë dhe ish-policë janë arrestuar për krime lufte për pjesëmarrje në keqtrajtimet ndaj myslimanëve gjatë luftës në Bosnje.

Prokuroria malazeze thotë se shtatë personat dyshohen se "kanë torturuar, shkaktuar vuajtje të rënda, kanë rrezikuar shëndetin dhe integritetin fizik, kanë frikësuar dhe kanë krijuar psikoza të rënda për t'i detyruar myslimanët e rajoneve përgjatë kufirit me Bosnjen që të shpërngulen''.

Grupe të aktivistëve për të drejtat e njeriut pohojnë se në periudhën 1992-93, tetë civilë nga rajonet kufitare kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë dëbuar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.
Në atë periudhë, Mali i Zi ishte në një union të lirë me Serbinë, që ishte përfshirë në luftën në Bosnje kundër myslimanëve dhe kroatëve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›