E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Downey Jr,aktori më i paguar i Hollivudit

600full-robert-downey-jr.Robert Doëney Jr. është aktori hollivudian që ka fituar më shumë gjatë periudhës qershor 2012-qershor 2013 sipas revistës Forbes,me 75 milionë dollar të grumbulluara.

Aktori 48-vjeçar ka interpretuar gjatë vitit të kaluar në 6 filma të cilët kanë grumbulluar së bashku 500 milionë dollarë në box-office.

Downey Jr. është protagonisti i tre filmave Iron Man dhe sipas Forbes ai konsiderohej aktori i vetëm i domosdoshëm për filmin The Avengers (filmi i tretë me më shumë fitime në histori) ku interpretojnë gjithashtu aktorë si Scarlett Johansson, Samuel L Jackson, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Për sa kohë do të ketë dëshirë të veshë kostumin e Iron Man, Downey Jr. do të mbetet një nga aktorët më të paguar në Hollivud, shkruan Dorothy Pomerantz.

Në vend të dytë të kësaj renditjeje gjejmë Channing Tatum me 60 milionë dollarë të fituara. I treti pozicionohet Hugh Jackman, protagonisti i The Wolverine me 55 milionë dollarë.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›