E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, ish-presidenti Evren, para gjykatës për komplot

Pas më shumë se tri dekadash, Gjykata e Ankarasë nisi dje një proces gjyqësor me akuzat e komplotit kundër gjeneralit Kenan Evren, ish-president i Turqisë në vitet 80, pas marrjes së pushtetit nga ushtria. Rreth 50 persona janë ekzekutuar dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur gjatë tri viteve të sundimit të Evren, pas komplotit të tij ushtarak në vitet 80. Qindra të tjerë vdiqën nëpër burgje. Ish-presidenti Kenan Evren, 94 vjeç, po gjykohet bashkë me të akuzuar të tjerë për këtë çështje, si arkitektë të grushtit të shtetit. Nëse shpallet fajtor, Evren rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, por sërish do të dalë nga burgu për shkak të moshës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›