E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, Kosova kërkon ndihmën e amerikanëve për zgjidhjen

Kosova i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Serbisë, e cila dorën e saj e bën grusht për të na goditur sa herë i krijohet rasti, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë takimit të tij me kongresmenët amerikanë që po vizitojnë Kosovën. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Krasniqit, thuhet se kryeparlamentari ka informuar zyrtarët amerikanë se Beogradi nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se po krijon probleme në Veri, siç ishte rasti i arrestimit të dy policëve në territorin e Kosovës dhe funksionimi i strukturave kriminale. Delegacioni amerikan përbëhej nga kongresmenët David Dreier, David Price, Jim McDermot, Eric Paulsen dhe Gerry Conelly. Kongresmenët janë takuar edhe me Presidenten Atifete Jahjaga. Ata vlerësuan se Kosova është një vend që ka kaluar një histori të rëndë, por që ka treguar sukses në vitet e fundit, që nga shpallja e pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›