E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor per 21 janarin leter Topit Na jep informacion

Komisioni hetimor i kërkon informacion presidentit për 21 janarin. Deputetet e maxhorancë i kanë cuar një letër kreut të shtetit për të parë dijeninë e tij mbi puçin institucional dhe nëse ishte infomuar më parë nga SHISH dhe prokuroria.

“Drejtuar presidentit të republikës dhe që ka të bëjë me urdhrat, udhëzimet dhe porositë e dhëna para, gjatë dhe pas veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011 si dhe komunikimet që ka pasur institucioni i presidentit të republikës me institucione të tjera shtetërore si prokurorinë e republikës, gardën e republikës, policinë e shtetit, ministrin e brendshëm dhe Shërbimin Informativ Kombëtar” tha deputeti demokrat Viktor Gumi.

I njejti informacion i është kërkuar dhe kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm Basha. Komisioni i kërkon dhe drejtorit të policisë bashkiake informacion për veprimtarinë në shesh në 21 janar dhe nga kush ishte urdhëruar.

“I kërkoj kreut të këtij institucioni ligjor, policisë bashkiake në Tiranë, të na informojë për sjelljen e këtij institucioni, për urdhrat publike që janë dhënë gjatë asaj kohe, pas asaj periudhe, por ndoshta dhe para periudhës së krimit të rrethimit të datës 21 janar” tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Komisioni hetimir parlamentar u miratua në 23 janar dhe deri tani i ka kërkuar informacion të gjithë institucioneve shtetërore për atë që nga maxhoranca cilësohet grusht shteti.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›