Robert Ndrenika, “Nderi i Kombit”

Pas një largimi katër vjeçar, mungesa e të cilit u ndje në Teatri Kombëtar, publiku e mirëpriti Ndrenikën në dramën “Doktor Shuster” të Spiro Dunit, që u shfaq premierë pak muaj më parë.
Robert Ndrenika, një ndër aktorët me ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi, lindi në Vuno të Vlorës në vitin 1942.
Ai mbahet mend nga publiku për rolet e tij tek “Besa” e S. Frashërit, “Prefekti” i B. Levonjës, “Familja e peshkatarit” e S. Pitarkës, “Bashkë me agimin” e K. Jakovës, “Midis dy njerëzve” e K. Blushit, “Skënderbeu” i L. Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të I. Kadaresë, “Lumi i vdekur” i J. Xoxes etj.
Ndërsa nga dramaturgjia e huaj mund të përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit; “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit; “Udha e largët” e Arbuzovit; “Luiza Miler” e Shilerit; “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të V. Eftimiut; “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit; “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit; “Pulëbardha” e Çehovit etj.
Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Bolero” etj.
Në vitin 1979 Ndrenikës i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në 1988-n “Artist i Popullit”.
/Start/
2012-06-08 16:58