Lidhje gjaku me turqit? Historianët: Berisha fyeu dy kombet
TIRANE-Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri, Sali Berisha, zgjodhi "zemrën" e Turqisë për të provokuar hapjen e një debati interesant lidhur me prejardhjen e lashtë të shqiptarëve.
Nga Ankaraja, ku ndodhej për një vizitë zyrtare dy ditore (5-6 prill), shefi i ekzekutivit, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan deklaroi mes të tjerash se mes shqiptarëve dhe turqve ekziston një marrëdhënie gjaku.
Historianet theksojne se një pohim i tillë, i dalë nga goja e një zyrtari të lartë shteti padyshim është provokativ.
"Gazeta Shqiptare" me anë të këtij forumi ndan sot me lexuesit qëndrimet e disa prej historianëve më të njohur në vend lidhur me një pyetje të përbashkët drejtuar secilit prej tyre: "Si e komentoni deklaratën e kryeministrit Berisha, sipas të cilit mes shqiptarëve dhe turqve ka marrëdhënie gjaku?". Ja se çfarë mendojnë historiani, njëherazi ish-ministër i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, historiani e diplomati i njohur, Pëllumb Xhufi, drejtori i Institutit të Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Beqir Meta si edhe publicisti e njohësi i mirë i historisë, Artan Lame.
"Jam i bindur se siç ndodh rëndom me politikën shqiptare, nga entuziasmi i tepruar i pritje-përcjelljeve dhe nga një atmosferë shumë miqësore që rrethon reciprokisht vizitat e qeveritarëve shqiptarë dhe turq në Shqipëri dhe në Turqi, ndonjëherë kapërcehet caku normal i deklaratave zyrtare dhe hyjnë në lojë emocionet", jane disa nga fjalet e Milos ne komentin e gjate per 'Gazeta Shqiptare'.
"Nuk mund të harrojmë kurrë që në prag të ardhjes së tij në pushtet në vitin 2005, ai ka bojkotuar vizitën e z.Erdogan në Parlamentin shqiptar. Z.Berisha nuk mori pjesë në Parlament gjatë fjalës që mbajti z.Erdogan sepse mesa duket dëshironte t'i jepte një mesazh Athinës që në këtë rivalitet midis Athinës dhe Ankarasë unë do jem me Athinën", tha Xhufi. (me teper lexoni Gazeta Shqiptare).
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)