“Mrekullia Bajern” eliminohet Juve, kualifikohet edhe CSKA-ja
Bordo, Bajern, Mançester, CSKA Moskë, Real Madrid, Milan, Çelsi dhe Porto janë tetë skuadrat që kanë siguruar kalimin për më tej në Ligën e Kmapioneve pas ndeshjeve të funidt në grupe të zhvilluara mbrëmjen e djeshme. Duke hequr Çelsin, Porton, Bordonë, Real Madridin, Mançesterin që kishin siguruar në një farë mënyre kaulifikimin që para këtyre ndeshjeve, një betejë e vërtetë është zhvilluar në çiftet Juventus-Bajern dhe Beshiktash-CSKA Moskë ku që të katër skuadrat luftonin për një vend mes më të mirave të Evropës. Falë lojës së mirë dhe të kujdesshme bavarezët e drejtuar nga Lusi van Gal arritën të marrin një fitore të shkëlqyer në “Olimpiko” të Torinos duke bërë kështu edhe suprizën më të madhe të mbrëmjes së djeshme. Fakt është se pjesa më e madhe e salloneve të basteve dhe specialistëve të futbollit, edhe për shkak të krizës së skuadrës gjermane jepnin Juventusin si favoritin kryesor. Por ndodhi e kundërta. Ndërsa në Stamboll një CSKA e qetë dhe cinike arriti jo vetëm të marrë një fitore të merituar por edhe të kualifikohet për në ndeshjet 1/16 kjo edhe falë humbjes së Volsburgut në shtëpi me Mançester Junajtid. Ndërkaq kalojnë për në Europa League skuadrat e renditura të tretat në grupe: Juventus, Volsburg, Marseja dhe APOEL Nikosia e Altin Haxhit. 34-vjeçari shqiptar luajti si titullar në ndeshjen e djeshme ndaj Çelsit por u zëvendësua në minutën e 34 të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi.