E Diel, 1 Nëntor 2026

Eva Mendes, adhuruese e terapisë

Aktorja e filmit “The Bad Lieutenant” – e cila gjatë vitit 2008 ishte në rehabilitim – mendon se është gjithmonë e rëndësishme që të diskutoj problemet e saj me profesionistët dhe të bëj takime të vazhdueshme në telefon në mënyrë që mandej të jetë sa më e përkushtuar për punë.

“Më pëlqen terapia. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të shkosh në dhomë dhe të ulësh e të bisedosh me dikë për investimet në jetën e juaj”, tha ajo. “Kërkimi i ndihmës tek njerëzit që dinë ju bëjnë më të përkushtuar qoftë në punë apo në dashuri”, ka thënë ajo.

“Shkoj një herë në javë, nëse nuk mundëm shkoj një herë në çdo dy javë. Nëse jam jashtë bëj një telefon. Është e nevojshme kjo për mua, veçanërisht sa i përket biznesit”.

Aktorja 36 vjeçe beson së është shumë e rëndësishme të përballësh me frikën dhe situatat e vështira – madje edhe kur rrezikoni diçka është mirë që të jeni të përkushtuar për të mësuar.

“Luftoni të këqija me dije. Bëhuni sa më të ndershëm me vetën”, thotë ajo. “Kjo është gjithçka për mua. Nuk kam ditur të notoj kështu që kam kërkuar nga një shok i imi të më hedh nga barkë. E di që është çmenduri por ja kam dalë. Kam shpëtuar dhe kam mësuar të notoj”.

Eva për momentin është e dashura e kineastit George Gargurevich për tetë vite rresht por ajo ka pranuar se ende është e pasigurt se a dëshiron të martohet apo të këtë fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›