E Diel, 1 Nëntor 2026

Roberto Benigni: Gjithë bota i detyrohet Greqisë

SELANIK - Në prani të një publiku të shumtë dhe tepër entuziast, aktori dhe regjisori i njohur italian, Roberto Benigni u shpall “Honoris Causa” i katedrës së italishtes, në Universitetin "Aristoteli" të Selanikut. 

59-vjeçari italian aktor dhe shkrimtar shumë i vlerësuar ndër të tjera për dramën «Jeta është e bukur», mori cmimin për «karrierën e tij shembullore artistike dhe shpirtin e tij novator”.

Aktori italian, i laureuar me çmimin Oscar, reagoi me mënyrën e vet të njohur, flaku në ajër kapelen dhe nuk ngurroi të kërcente mbi banka. 

Benigni e filloi ligjëratën duke folur në greqisht: “Faleminderit. Mirëmbrëma. Tungjatjeta, miqtë e mi të dashur. Dua t’ju puth të gjithëve. Zemra ime rreth fuqishëm”, tha aktori italian i duartrokitur nxehtësisht. 

Duke iu referuar krizës ekonomike që po kalon Greqia, Benigni theksoi se “nuk është Greqia që ka borxhe”, por “bota, Europa, i detyrohet gjithçka Greqisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›