‘Sekreti Shtetëror’ në varësi të Berishës, Topi dekreton ndryshimet në pr/ligj
TIRANË- Presidenti Topi ka dekretuar ndryshimet në ligjin për informacionin e klasifikuar shtetëror. Pr/ligji në fjalë vë Drejtorinë e Sigurimit të informacionit të klasifkuar nga Këshilli i Ministrave në varësi direkte të kryeministrit.
Pr/ligji kishte ngjallur debate të shumta në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës, ndërkohë që në seance u miratua vetëm me votat e mazhorancës. PS pretendon se drafti në fjalë rrit arbitrarisht kopetencat e kryeministrit duke e cilësuar këtë si jonormale.
Qeveria më 4 janar të vitit 2011, nëpërmjet një ndryshimi në ligjet përkatëse shpalli kalimin në varësi të Këshillit të Ministrave të Informacionit të klasifikuar Sekret Shtetëror, ligji për Statistikat zyrtare dhe ai për Prokurimin Publik. Ndryshimi për ligjin nr 8457 të 1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Ndryshimi që propozon kryeministri është i shkurtër dhe domethënës: “Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”. Pra nga vartësia e Qeverisë, kalon në vartësi direkt të Kryeministrit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)