E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli mbyll kufirin me Bregun Perëndimor në prag të Pashkëve

JERUSALEM- Ushtria izraelite mbylli kufirin me Bregun Perëndimor në prag të festës së Pashkëve, që fillon sot.

Një masë e tillë nënkupton që palestinezët nuk do të mund të hyjnë në Izrael, përveç rasteve për ndihmë mjekësore.

Ndalesa do të hiqet të shtunën në mesnatë. Izraeli e mbyll rregullisht kufirin me Territoret Palestineze gjatë kohës së festave hebraike.

Në vitin 2002, 29 persona u vranë në prag të Pashkëve, në mbrëmjen tradicionale festive, në një hotel në qytetin turistik izraelit Netanja 
(el.me/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›