Masat financiare, Schauble: Eshtë normale që grekët na fajësojnë
BERLIN - «Një reagim normal në një situatë të vështirë», e karakterizoi ministri gjerman i financave, Volfgang Schäuble zemërimin e shumë grekëve ndaj Gjermanisë për vendosjen e masave të ashpra të kursimit, në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan CBS.
Volfgang Schäuble theksoi gjithashtu se kur vende që jetonin përtej mundësive të tyre, tani duhet t'iu nënshtrohen disa masave shtrënguese, kuptohet që qytetarët priren të fajësojnë të tjerët. "Eshtë normale për ata që vuajnë nga gabimet e tyre, të fajësojnë të tjerët", tha z.Schäuble.
Duke iu referuar kujtesës që kanë grekët për pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, z Schäuble tha se gjermanët nuk duan të pushtojnë asnjë vend. «Gjermania u përpoq ta bëjë në të kaluarën pa sukses, por sot nuk dëshiron të bëjë dicka të tillë» tha ministri gjerman.