E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, regjistrimi në pikëpyetje

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 16:10

Pak para regjistrimit në Maqedoni, ende s’dihet nëse ai do të mbahet. Kjo për shkak të vërejtjeve të bllokut politik shqiptar për nevojën e regjistrimit edhe të shtetasve që mbi 12 vjet jetojnë jashtë vendit.

Zëvendëskryetari i komisionit shtetëror të regjistrimit, Abdylmenaf Bexheti, deklaroi që regjistrimi s’do të duhej të mbahej pa zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndonëse vendimi duhet sjellë nga politikanët.

Ligji për regjistrim nënvizon se në regjistrim përfshihen personat që në kohën e regjistrimit kanë një vendqëndrim në Maqedoni, ose që qëndruan më së shumti një vit jashtë vendit.

Kryetarja e Komisionit të Regjistrimit, Vena Janevska, para disa ditëve pohoi se kategoria e shtetasve me mbi 12 muaj të kaluar jashtë vendit nuk do të regjistrohet e as përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë, meqë ata jetojnë në shtete tjera, ku edhe do të regjistrohen.

Pritet që çështja e regjistrimit të jetë temë e bisedave ndërmjet kryeministrit Gruevski dhje liderit të BDI, Ali Ahmeti, që synim kanë zgjidhjen e mospajtimeve në komisionin e regjistrimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›