Tensionet në veri, nuk ndikojnë në Luginë

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 17:30
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa vlerësoi sot se tensionet në veri të Kosovës nuk do të ndikojnë në situatën në komunat në jug të Serbisë, ku shqiptarët janë shumicë.
Mustafa për agjencinë Beta tha se shqiptarët nga jugu i Serbisë “janë të vendosur që të gjitha problemet ti zgjidhin me dialog dhe rrugë paqësore dhe nuk ka rritje të tensioneve të sigurisë në hapësirën e Preshevës dhe Bujanocit”.
Mustafa shtoi se nuk do të heqin dorë nga bojkoti i regjistrimit as me çmimin se do të detyrohen të paguajnë gjoba me para.
Ai tha se enti republikan për statistikë ka emëruar komisionin e ri regjistrues në Preshevë, por shqiptarët nuk do të ndërrojnë vendimin për bojkot të regjistrimit të banorëve, të planifikuar prej 1-15 tetor.