Roberto Karlos do të kthehet në Europë!
SHKRUAN: Jeton Selimi 26-01-2011 11:17
Legjenda e Real Madridit, Roberto Karlos, është duke synuar një rikthim në futbollin europian. Ylli i Korinthians ka deklaruar se ai dëshiron të kërkojë karrierë si trajner sapo të pensionohet dhe dëshiron të punojë në Europë. “Kam synim të bëhem trajner ose drejtor sportiv. PSG është klubi ku mund të punoj. Parisi është një qytet i bukur dhe PSG është një klub i madh, si edhe Interi, Real Madridi ose Olimpik Marseja”, ka thënë Roberto Karlos.