E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 240 vjet burg vrasësve të tifozit francez

SHKRUAN: Jeton Selimi 26-01-2011 11:17

Gjykata e lartë në Beograd dënoi katër organizatorët e grupit të tifozëve, të cilët rrahën për vdekje tifozin francez Brik Taton me burg prej 30 deri 35 vjet; ndërsa tetë të akuzuarit e tjerë, me dënime prej 12 deri 14 vjet burg. Dy nga të akuzuarit u dënuan përkatësisht me katër dhe pesë vjet burg për shkak të sjelljes së dhunshme, transmeton REL. Dënimi i përgjithshëm i të akuzuarve arrin në 240 vjet burg. Nga katër të akuzuarit kryesorë, Gjorgje Preliç u dënua me 35 vjet burg, Dejan Puzigaça me 32 vjet, ndërsa Ivan Grkoviç dhe Lubomir Markoviç me nga 30 vjet burg. Dy të parët janë në arrati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›