Dhuna në Asamblenë e KOKSH, e papranueshme
Dhuna në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka tronditur ndërkombëtarët. Në fakt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dënoi ngjarjet e 6 dhjetorit, duke e cilësuar të papranueshëm degjenerimin e situatës deri të sharjet dhe përdorimi i duarve. Në një letër të dërguar më 12 dhjetor (të premten e kaluar), por të publikuar vetëm gjatë ditës së djeshme, është dënuar sjellja e kandidatit për president, Esat Ademi, dhe e sportistëve olimpistë, që kërkonin të kishin të gjithë të drejtën e votës në zgjedhjen e drejtuesit të ri. Pere Miro, drejtori i Marrëdhënieve për Komitetet Olimpike Kombëtare (NOC) dhe Solidaritetit Olimpik i është përgjigjur në këtë mënyrë letrave të Ademit dhe atletes Klodiana Shala, të cilët pretendonin se ishte shkelur statuti. Ai ka dënuar dhunën që shkaktoi ndërprerjen e Asamblesë. "I Dashur z. Ademi, e dashur znj. Shala. Ju bëjmë me dije se kemi marrë letrat tuaja të ndryshme që janë dërguar në adresë të IOC-së më 8 dhjetor. Fillimisht, duam të shprehim shqetësimin tonë për ngjarjet që ndodhën së fundmi në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të zhvilluar më 6 dhjetor, që për fat të keq shkaktuan ndërprerjen e punimeve", shkruhej në letrën që u është dërguar edhe zyrtarëve të KOKSH dhe presidentit të Komiteteve Olimpike Evropiane, Patrik Hikei. "I dënojmë fuqishëm aksionet e dhunshme që ndodhën në Asamble. Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme dhe nuk përputhet me principet e Lëvizjes Olimpike dhe - pavarësisht shkaqeve që sollën në veprime të tilla - asgjë nuk mund t‘i justifikojë imazhet e dhunës që kemi parë".
Pretendimet
Më tej në letrën e tij, Pere Miro ka hedhur poshtë pretendimet e kandidatit për president, Ademi. Ky i fundit këmbëngulte se po vidhej vota, pasi në zgjedhje nuk merrnin pjesë të gjithë atletët që kanë marrë pjesë në Olimpiadë. "Për sa i takon shqetësimit që përmendnit në letrat tuaja rreth përfshirjes të atletëve në Asamblenë Zgjedhore, dëshirojmë t‘ju sqarojmë se vendimi i KOKSH për të lejuar vetëm dy sportistë me të drejtë vote qëndron në të njëjtën linjë me Kartën Olimpike dhe statutin e IOC-së".
Zgjedhjet
Edhe pse kanë kaluar dhjetë ditë nga skandali në Asamblenë e KOKSH, ende nuk është përcaktuar një datë kur do të zhvillohen zgjedhjet për kandidatin që do të pasojë Hysen Domin në postin e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ndërkombëtarët kërkojnë të fitojnë kohë, në mënyrë që procesi i ardhshëm të mbahet në atmosferë të qetë dhe paqësore. "Shpresojmë që faktet e sipërpërmendura në këtë letër t‘ju kenë ndihmuar në sqarimin e situatës dhe do të lejojë KOKSH-in që të rifillojë përgatitjet për zgjedhjet. Asambleja do të mbahet në një datë të përcaktuar nga NOC, në një moment kur zgjedhja e kreut të ri do të mund të kryhet me një atmosferë të qetë dhe paqësore".
Letra
Ka ardhur si përgjigje e letrave të presidentit të FSHP-së, Esat Ademi dhe atletes Klodiana Shala dhe mban firmën e drejtorit të Marrëdhënieve për Komitetet Olimpike Kombëtare (NOC) dhe Solidaritetit Olimpik, Pere Miro