Përdhunimi i 6-vjeçarit, familja merr kërcënime
11/06/2010 I ati i fëmijës: Policia dhe shteti të na mbrojë, kemi frikë për jetën. Mjekët në protestë për kolegun
ELBASAN- Prindërit e 6-vjeçarit të përdhunuar kërkojnë mbështetje, siguri dhe lirimin e mjekut të arrestuar për moskallëzim krimi. Pëllumb Kurti, babai i fëmijës, thotë se djali i tyre para dy ditësh ka treguar çfarë i kishte ndodhur. “Ai i tha të ëmës që i kishte lidhur duart dhe i kishte bërë gjëra që nuk mund të tregohen. Autori i kishte dhënë dhe 1 mijë lekë e i kishte thënë se nëse do të tregonte do ta vriste”. Familja rome e varfër e gjendur në këtë situatë të rëndë bën thirrje për mbrojtje nga shteti pasi ndihen të kërcënuar.
Kërcënimi
“Shteti të më mbrojë se jam një i varfër e nuk dua të kem probleme me familjen e 23-vjeçarit. Kam frikë mos më vrasin se unë shkoj për të punuar në Peqin e Gjirokastër, kam frikë mos më kapin fëmijët e më vrasin nusen”, deklaron ai. Familja Kurti jeton në të njëjtin fshat me familjen e autorit të krimit dhe ndjehet e rrezikuar për gjithçka që mund t’i ndodhë. Ndërkohë për mjekun kjo familje kërkon nga shteti që ta lirojë pasi ai u kishte thënë familjarëve për atë që kishte ndodhur dhe se mjeku sipas tyre nuk ka asnjë faj. Të tronditur psikologjikisht pasi kanë mësuar të vërtetën nga fëmija vetëm 6 vjeç, i cili është bërë viktimë e përdhunimit nga një 23-vjeçar Mandi Doda prindërit e vogëlushit kërkojnë ndihmën e një psikologu për të marrë veten pas traumës. Gjithashtu ata kërkojnë ndihmë të shpërngulen nga fshati dhe ndërhyrjen e policisë për mbrojtjen e sigurinë e tyre. Kjo familje jeton në një varfëri të skajshme vetëm me disa të ardhura nga i vetmi që punon, babai i djalit 6-vjeçar. Sipas dëshmisë së tyre, djali ka treguar teksa ishte tek gjyshërit në Peqin. Autori madje i ka dhënë edhe 1 mijë lekë duke e kërcënuar të mos tregonte. Babai i fëmijës thotë se është kërcënuar nga familja e autorit për të tërhequr denoncimin.
Protesta e mjekëve
Mjekët e Elbasanit në qendrën spitalore "Xhafer Kongoli" kanë ndërprerë shërbimet për një orë veç urgjencës në shenjë proteste kundër arrestimit të mjekut kirurg Alban Hoxha, i cili u vu në prangat e policisë me akuzën e moskallëzimit të krimit. Bluzat e bardha të Elbasanit nëpërmjet kësaj protestë dhe një deklarate për shtyp kanë shprehur indinjatën për masën ekstreme të ndërmarrë ndaj mjekut në fjalë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ndërkohë nga ora 12.00 deri në orën 13.00, urgjenca e spitalit të Elbasanit nuk ka funksionuar për shkak të kësaj greve. “Nisur nga arrestimi i bërë dje gjatë shërbimit të rojës në kirurgjinë e Elbasanit ndaj mjekut kirurg Alban Hoxha nën akuzën e moskallëzimit të krimit, stafi i qendrës spitalore Elbasan i mbledhur mëngjesin e djeshëm ka dënuar dhe është ndjerë i indinjuar për masën e rëndë ekstreme të arrestimit të mjekut nga Prokuroria. “Ne si staf ndjehemi të kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës, pasi veprime të tilla të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë dhe mënyra e trajtimit të figurës së mjekut nga ana e Prokurorisë ka qenë denigruese”. Mjekët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të mjekut. Në këtë deklaratë mjekët kanë deklaruar edhe ndërprerjen e të gjitha shërbimeve për një orë. Kjo deklaratë është mbështetur nga Urdhri i Mjekut dhe nga ana e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë. Në protestë merrnin pjesë kirurgë të njohur të Elbasanit dhe drejtues të institucioneve shëndetësore.