Roberts jep gjithçka për të dashuruarit

Julia Roberts është shokuar kur ka parë skenat e filmit të saj më të ri, “Valentine’s Day” – një film ky i koduar për të rriturit.
Aktorja e filmit “The Duplicity” ka treguar se ajo ka dhenë gjithçka për t’u dukur një dashnore e mirë, madje duke provuar edhe seksin oral.
“I dua këto gjëra që flasin për dashurinë por ndonjëherë më bëjnë të them: ‘Me jep atë kokë”, i ka thënë ajo gazetës britanike “Daily Star”.
Filmi “Valentine’s Day” – në të cilin luajnë gjithashtu edhe aktorët; Jessica Alba, Jessica Biel, Bradley Cooper, Ashton Kutcher, Jamie Foxx, Anne Hathaway, Taylor Swift, Taylor Lautner dhe Joe Jonas – do të shfaqet në kinema me 12 shkurt.
Roberts – e cila ka rritur tre fëmijë që i ka me burrin e saj Danny Moder — kohëve të fundit ka insistuar se nuk e ka në plan që të zgjeroj familjen e saj.
“Mendoj se jemi ndalur me tre”, ka thënë aktorja 42 vjeçare. “Ne vetëm dëshirojmë që ata të jenë të kënaqur dhe ne të marrim pjesë në suksesin e tyre”.