Robinho shënon në rikthim

Robinho ka shënuar golin e fitores në rikthimin e tij në Santos, duke mposhtur Sao Paulon 2-1.
Reprezentuesi brazilian, i huazuar nga Manchester City pas humbjes së statusit të titullarit në Eastlands, shënoi pesë minuta para përfundimit të takimit pas inkuadrimit në lojë 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Robinho është rikthyer në klubin ku kishte filluar karrierën, me shpresë që me paraqitje të vazhdueshme të ftohet në Kombëtaren braziliane për Kampionatin botëror 2010.