Anderson nuk dorëzohet

Mesfushori i Manchester United, Anderson insiston se është i lumtur të mbetet dhe të luftojë për një vend në ekip. Braziliani nuk ka qenë titullar i vazhdueshëm gjatë këtij sezoni, por ka theksuar vendosmërinë e tij të punojë për t’u rikthyer në formacionin bazë.
“Asnjë futbollist nuk është i lumtur kur gjendet jashtë ekipit. Por, edhe kur nuk aktivizohem, gjithmonë i përkrahi bashkëlojtarët. Do të punoj shumë në mënyrë që t’i ndihmoj ekipit sa herë që ka nevojë për mua”, deklaroi ai.