E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët shpërblehen me bileta

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) nga e hëna ka filluar t’i shpërblejë punëtorët nga Afrika e Jugut që ndërtuan 10 stadiumet e Kampionatit botëror, duke i dhuruar secilit nga dy bileta, siç u kishte premtuar.

Rreth 27 mijë punëtorë të stadiumeve do marrin nga dy bileta secili. Shefi i Komitetit Organizativ të Kampionatit botëror së bashku me sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, janë takuar me një përfaqësues të punëtorëve gjatë një ceremonie simbolike në stadiumin Soccer City në Johannesburg.

Stadiumi ishte njëri prej pesë të rinovuarve, ndërsa pestë të tjerë janë ndërtuar nga fillimi. “Mundësia të ulemi në stadiumet të cilët i kemi ndërtuar dhe të përcjellim një ndeshje të Kampionatit botëror është shpërblim i shkëlqyeshëm, diçka që nuk kemi imagjinuar”, tha Patrick Geqeza i cili ndihmoi në ndërtimin e stadiumit Soccer City.

Shpërndarja e biletave te punëtorët do të fillojë më 17 maj në pikat e shitjeve në nëntë qytetet nikoqire të Kampionatit botëror. Në përgjithësi, FIFA do të dhurojë falas rreth 120 mijë bileta për jug-afrikanët. Shumica prej tyre do t’u dhurohen fëmijëve shkollorë dhe të rinjve që marrin pjesë në programet e zhvillimit në Kampionatin botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›